Prishtina është kryeqyteti i Kosovës. Është qyteti i dytë më i madh i banuar me shqiptarë në Evropë, pas Tiranës.

Stadiumi Fadil Vokrri

Stadiumi Fadil Vokrri është një stadium multi-qëllimor në Prishtinë, Kosovë, dhe është një nga stadiumet më të mëdha në Kosovë, aktualisht përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit dhe është shtëpi e KF Prishtinës. Stadiumi pas renovimit ka një kapacitet prej 12,810 ulësesh.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Nëse jeni adhurues i librave, mendojmë se këtu do të gjeni dhuratën e përkryer për të afërmit tuaj. Të themi të drejtën, mendojmë se kjo bibliotekë të lë me gojë hapur për nga arkitektura. Një ndërtesë e tillë, kushtuar vetëm librave është një mrekulli e vërtetë.

Muzeu i Kosovës

Ky muze përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj.

Monumenti i Newborn

Newborn është një skulpturë tipografike dhe tërheqje turistike në Prishtinë. Është e lokalizuar përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve  dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur  Kosova shpalli pavarësinë.

Parku i Gërmisë

Parku i Gërmisë është një park që ndodhet në Prishtinë. Ka një sipërfaqe prej 1126 ha. Ky park është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur nga viti 1987

Parku i Qytetit

Parku i qytetit në zemer të Prishtinës

Sahat Kulla në Prishtinë

Është një monument i vjetër i trashëgimisë kulturore e që ndodhet në kryeqendren e Republikën e Kosovës, në Prishtinë.

Muzeu i Kosovës

Ky muze përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj. Ndertesa kryesore e Muzeut të Kosovës është një objekt i bukur që gjendet në afërsi të Kuvendit të Republikes së Kosovës, në rrugën “Nazim Gafurri”.

Galeria e Arteve

Galeria e Arteve e Kosovës u formua në vitin 1979 si institucion kulturor për prezantimin e artit pamor dhe ruajtjen e mbledhjen e veprave më me vlerë.

Muzeu Etnologjik i Prishtinës

Muzeu Etnologjik është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër 953/1955. Ndodhet në kompleksin Emin Gjiku, një monument i kulturës nga shekulli i 18-të. Kjo shtëpi dikur ishte në pronësi të familjes së Emin Gjikollit. Në muze janë të ekspozuara mjetet dhe artikujt që lidhen me stilin e jetës nga periudha e periudhës osmane të Kosovës.

Ulpiana

Ulpiana ishte një qytet antik romak në atë që tani është Kosova. Ulpiana, e vendosur në sitin arkeologjik të Prishtinës, është një vendbanim Romak-Para-Bizantin që mund të konsiderohet një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës.

Xhamia e Mbretit

Xhamia e Mbretit e njohur edhe si Xhamia e Madhe ose Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II është në rrugën “Nazim Gafurri”.

Xhamia e Jashar Pashës

Xhamia e Jashar Pashës është ndërtuar në vitin 1834 nga kryetari i Shkupit Jashar Mehmet Pasha. Xhamia ndodhet në rrugën Nazim Gafurri, Prishtinë dhe është një nga xhamitë më të vjetra në Republiken e Kosovës 

Katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë

Katedralja e “Nënë Terezës” në Prishtinë është një e ndërtuar në vitin 2007